Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, është kthyer pas një dëmtimi pak javë më parë dhe shënoi sërish për Realin e Madridit, duke e ndihmuar për një arritje historike, kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “As” i ka kushtuar një artikull Asllanit, ku e vlerëson si mbretëreshën e Madridit. Ja artikulli i plotë:
Kosovare Asllani u kthye. ‘Mbretëresha’ u kthye. Sulmuesja është rikuperuar nga lëndimi në gju disa javë më parë, luajti kundër Vilarrealit të dielën e kaluar dhe shkëlqeu, ndërsa të mërkurën në Ligën e Kampionëve realizoi dy golat parë në fitoren 0-3 ndaj Breidablik, duke qenë vendimtare.
Golashënuesja më e mirë i Real të Madridit sezonin e kaluar dëshiron të jetë sërish yll në skuadrën madrilène. Përveç dëmtimit, ajo u prek edhe nga Covid-19 dhe kjo situatë e ka dëmtuar jo pak, por tani është plotësisht gati.
Asllani është mjaft entuziaste pas këtij rikthimi në fushën e blertë, sidomos pas golave në Ligën e Kampionëve, një kompeticion që aq shumë e ëndërronte ta luante me fanellën e Realit të Madridit. Në Islandë i mjaftuan 10 minuta për të shënuar golin e parë në Europë. Më pas shënoi golin e dytë pas një penalltie të fituar nga vetë ajo.
“Jam krenare për paraqitjen e ekipit, sepse kemi luajur në kushtet më të vështira dhe më të ftohta që kam luajtur ndonjëherë. Kemi fituar 0-3 dhe kemi kaluar në çerkfinale të Ligës së Kampionëve. Komplimente ekipti”, – ka shkruar Asllani në rrjetet e tij sociale pas ndeshjes. Futbollistja që luan për kombëtaren e Suedi mezi pret sfidën Real Madrid-Barceloa këtë fundjavë, ku shpreson të shënojë sërish.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




