Ka përfunduar faza në grupe e Ligës së Europës dhe tani vjen momenti i ndeshjeve me eliminim direkt. Të hënën, në Nion hidhet shorti i “play-off”-it. Vendet e para të çdo grupi janë kualifikuar direkt për në 1/8-at, kurse vendet e dyta duhet të përballen vendet e treta në grupet e Ligës së Kampionëve për të vazhduar më tej.
Lacio i Hysajt dhe Strakoshës bën pjesë në vazon e parë, kurse Atalanta e Gjimshitit në vazën e dytë. Te vazoja e kokave të serisë bëjnë pjesë 8 skuadrat e vendeve të dyta në grupet e Ligës së Europës, kurse 8 skuadrat e vendeve të treta në grupet e Ligës së Kampionëve nuk janë koka serie.

Në short, çiftet do të përcaktohen duke pasur parasysh faktin se skuadrat e të njëjtit vend nuk mund të përballen mes tyre, kështu që nuk do të kemi përballje shqiptarësh. Por rreziku i madh për Hysajn dhe Strakoshën është se mund të ndeshen me Barcelonën, që bën pjesë në vazon e dytë, apo edhe Borusian e Dortmundit.
Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje. Kokat e serisë do ta luajnë ndeshjen e kthimit në fushën e tyre. Ndeshjet e para luhen më 17 shkurt, kurse ato të kthimit më 24 shkurt.
Vazo e parë
Betis
Glalsgou Rejnxhërs
Real Sociedad
Napoli
Olimpiakos
Lacio
Braga
Dinamo Zagreb
Vazo e dytë
Barcelona
Borusia Dortmund
Sherif Tiraspol
Lajpcig
Porto
Zenit
Sevilja
Atalanta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




