Moti

Të gjitha në fundjavë-Erë e fortë, shi dhe dëborë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me  presion të ulët atmosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme të cilat po mbajnë rreshje shiu intesive në vendin tonë dhe reshje bore.

E Premte, 10 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare , reshje shiu në zonën perëndimore me intesitet mesatar. Në zonat malore në lartësi 600 metra do të ketë reshje bore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       3/5°C
Zona e ulët          5/14°C
Zona bregdetare  9/14°C

Kosova, e Premte, dt 10 Dhjetor 2021

Moti do të jetë vranësira me reshje shiu dhe bore . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 1°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 9°C .

E Shtunë, 11 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira të dendura reshje shiu intesive dhe reshje bore në lartësi 400 metra do të ketë reshje bore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       1/3°C
Zona e ulët          4/12°C
Zona bregdetare  8/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë