Dopieta e Danjumës dhe goli i Kapo i kanë dhënë Vilarrealit fitoren në fushën e Atalantës dhe njëkohësisht kualifikimin për në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Janë spanjollët ata që u bashkohen një ditë me vonesë 15 skuadrave të kualifikuara, pasi ndeshja Atalanta Vilarreal u shty për shkak të dëborës dhe u luajt sot. Vilarreali triumfoi 2-3 në Bergamo.
Të kotë golat e Malinovskit dhe Zapatës për skuadrën e Gjimshitit, që tashmë kalon në Ligën e Europës. Ishte një zhgënjim i madh për bergamaskët kjo humbje dhe e gjithë pesha e fajit bie mbi mbrojtjen, në një ditë shumë të keqe, sidomos turku Demiral, i cili bëri një gafë që në minutën e 3-të, duke i dhënë avantazhin kundërshtarit.
Trajneri Gasperini u tërbua me turkun dhe e ndërroi në pushim të ndeshjes me Gjimshitin, i cili e nisi nga stoli ndeshjen, por ishte e pamundur që Atalanta ta përmbyste rezultatin . Skuadra e Unai Emeri shkon në 1/8-at e Ligës së Kampionëve, Atalanta vazhdon aventurën europiane në Ligën e Europës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




