Futboll

Ekipet angleze vatra Covid-i/ 13 pozitivë te Totenhemi, Konte: Jemi të frikësuar!

Totenhemi është kthyer në një vatër Covid-i, me 13 persona pozitivë, por ky numër parashikohet të rritet në vazhdim. Trajneri Antonio Konte ka bërë me dije se janë 8 lojtarë të infektuar dhe 5 pjesëtarë të stafit teknik.

“Çdo ditë kemi një pozitiv më shumë dhe jemi të gjithë të friëksuar, – ka thënë Konte para ndeshjes së Ligës së Konferencës me Renes, që tashmë është anuluar nga UEFA. – Lojtarët kanë familjet e tyre, nuk ka pse të rrezikojmë. Sot kishim dy të tjerë pozitivë, nesër ku i dihet”.

Antonio Konte, trajneri i Totenhemit. Gazeta Si, 9 dhjetor 2021

Nuk është ende e qartë, nëse Totenhemi do të luajë apo jo të dielën ndaj Bajtonit në kampionat, sepse protokolli i Premier Ligës është ndryshe nga ai i UEFA-s.

Një tjetër skuadër angleze që ka pasur probleme me të infektuarit nga Covid-19 është Leiçesteri, që sot luan kundër Napolit. Trajneri Brendon Roxher snuk ka të gatshëm 7 futbollistë për këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë