Futboll

Milani gjen thesarin e merkatos, 45 mln euro nga UEFA për rrugëtimin europian

Milan mjekon plagët e largimit të parakohshëm nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës. Klubi italian mund të ngushëllohet me të ardhurat nga rrugëtimi europian, që sipas “Calcio e Finanza”, kapin shifrën e 45.17 milionë eurove, një shifër që mund të rritet, nëse italianet e tjera nuk shkojnë deri në fund të kompeticionit.

Një thesar i mirë, në fakt për t’u investuar në merkato për zëvendësuesin e Simon Kjaerit, të dëmtuar pak ditë më parë. Milani ka garantuar 15.64 milionë nga bonusi i pjesëmarrjes dhe 17.1 milionë euro për pozicioni në renditjen historiko-dhjetvjeçare. Po ashtu, nga kuota e “market pool” (mbi bazën e pozicionit në Serie A 2020/21), Milani arkëton 6 milionë euro.

Milani duke festuar një gol. Gazeta Si, 8 dhjetor 2021

Pjesa e dytë e kuotës së “market pool” në fakt duhet vlerësuar, sepse varet nga pozicioni i italianeve të tjera: sa më pak të ecin ato, aq më shumë fiton Milani. Duke marrë në konsideratë skenarin më të keq, me dy italiane në finale dhe të tretën në gjysmëfinale, klubi kuqezi fiton 2.7 milionë euro. Zëri i fundit i të ardhurave është bonusi i rezultateve, 3.73 milionë euro. Nëse kualifkohej në 1/8-at, Milani do të fitonte 15 milionë euro.

Një pjesë e këtij thesari do të investohet nga trajneri Pioli për zëvendësuesin e Kjaerit në mbrojtje, pasi danezi e ka mbyllur sezonin. Janë disa emrat në listë, nga Bremer te Milenkoviç, Luiz Felipe dhe Jerri Mina. Në këtë listë janë edhe emrat e disa të rinjve, si 20-vjeçari Benua Badiashile i Monakosë dhe 19-vjeçari Becir Omeragiç i Zyrihut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë