Mbyllin sot fazën në grupe edhe Grupet E, F, G dhe H, ku kualifikimi është i hapur për shumë skuadra. Vetëm në Grupin H llogaritë janë të mbyllura, me Çelsin dhe Juventusin që e kanë siguruar kualifikimin.
Në Grupin E, Barcelona mban vendin e dytë për momentin, por sot luan në Gjermani me Bajernin dhe rrezikon të kalohet nga Benfika, që pret Dinamon e Kievit. Barcelona ka 7 pikë, kurse Benfika 5 dhe nëse portugezët fitojnë sot, edhe katalanasve u duhet të bëjnë të njëjtën gjë ndaj Bajernit për të kaluar më tej.

I hapur është vendi i dytë edhe në Grupin F, ku Atalanta e Berat Gjimshitit, aktualisht në vend të tretë, mund ta parakalojë Vilarrealin, nëse e mund sot në ndeshjen direkte. Italianët e kanë fatin në dorën e tyre, por nuk do ta kenë të lehtë ndaj formacionit spanjoll.
Një situatë interesante është ajo e Grupit G, ku të gjitha skuadrat janë në lojë për kualifikimin, nga vendi i parë tek i fundit. Lila e vendit të parë ka 8 pikë, kurse Volfsburgu i vendit të fundit ka 5 pikë.
Sot, ora 18:45
Juventus-Malmo
Zenit-Çelsi
Ora 21:00
Atalanta-Vilarreal
Bajern Mynih-Barcelona
Benfika-Dinamo Kiev
Mançester J.-Jang Bojs
Salcburg-Sevilja
Volfsburg-Lilë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




