Futboll

Video/ Tirana e bën si lojë fëmijësh në ‘Air Albania’, Teuta mposht Dinamon

Gjithçka e thjeshtë për Tiranën në “Air Albania”, ku ndaj Kastriotit ka fituar me shumë lehtësi, 3-0. Skuadra e trajnerit Shehi ka dominuar totalisht dhe ka bërë që kjo ndeshje të dukej si një lojë fëmijësh.

Taulant Seferi realizoi dy herë në portën e krutanëve, ndërsa goli tjetër mban firmën e anglezit Majkëll Ngo. Bardheblutë kanë krijuar tashmë një shkëputje prej 4 pikësh nga Kukësi i vendit të dytë, që luan nesër me Laçin. Pasi siguruar fitoren shumë shpejt, lojtarët e Tiranës ruajtën energjitë për ndeshjen e ardhshme.

Në “Elbasan Arena”, sfidën mes Dinamos dhe Teutës e vendosi një autogol i portierit Bakaj, i cili në fakt ishte një nga më të mirët në fushë. Gjatë një goditjeje këndi në fillim të pjesës së dytë, portieri i Dinamos gaboi dhe dërgoi topin në rrjetën e tij. Teuta rikthehet te fiutorja, ndërsa Dinamo thellon krizën.

Superiore, java e 12-të
Sot
Tirana-Kastrioti 3-0
Dinamo-Teuta 0-1
Të mërkurën
Skënderbeu-Egnatia
Vllaznia-Partizani
Të enjten
Kukësi-Laçi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë