Nuk ka kohë për pushim në kampionatin shqiptar. Vetëm 3 ditë pas javës së 11-të të Abissnet Superiores fillon e 12-të me dy prej sfidave të saj. Tirana luan sot në “Air Albania” me Kastriotin dhe ky është një rast për t’u shkëputur nga Kukësi rival, që është vetëm 1 pikë pas.
Tirana ka lënë pikë me Kastriotin në fazën e pare, kur barazoi 1-1, dhe e ka vlerësuar këtë kundërshtar, edhe pse mban vendin e fundit. Fitorja është detyrim për skuadrën e trajnerit Orges Shehi, që vjen pas fitores me Egnatian dhe nuk mund t’ia falë vetes kurrësesi një hap fals.

Dinamo-Teuta është sfida tjetër që luhet sot, në stadiumin “Elbasan Arena”. Janë dy skuadra në vështirësi për momentin dhe secila do të përpiqet të lërë pas krizën. Dinamo kërkon të reagojë pas shpërfytyrimit në Laç, ku u mund 5-0, ndërsa Renato Arapi, i cili drejtimin e Teutës një javë më parë, kërkon fitoren e parë në krye të durrsakëve.
Java e 12-të e Superiores vazhdon të mërkurën me ndeshjet Skënderbeu-Egnatia dhe Vllaznia-Partizani, për t’u mbyllur të enjten me Kukësi-Laçi.
Superiore, java e 12-të
Sot, ora 16;45
Tirana-Kastrioti
Dinamo-Teuta
Të mërkurën
Skënderbeu-Egnatia
Vllaznia-Partizani
Të enjten
Kukësi-Laçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




