Mbyllen sot ndeshjet e fazës në grupe për grupet A, B, C dhe D në Ligën e Kampionëve. E gjithë vëmendja është në Grupin B, ku Milani shpreson të bëjë mrekullinë dhe të kualifikohet për në fazën tjetër. I duhet një mrekulli, sepse jo gjithçka e ka në dorën e tij.
Së pari, Milani duhet të mundë me çdo kusht Liverpulin në “San Siro”. Ndeshen mes tyre dy ekipe tradicionale të Championsit, edhe pse në kushte jo të barabarta. Liverpuli është kualifikuar dhe trajneri Klop ka pranuar se do të bëjë rotacion në skuadër, duke i dhënë kështu një “dorë” skuadrës kuqezi.

Në anën tjetër, për të kapur vendin e dytë Milani duhet të shpresojë edhe që Porto të mos fitojë ndaj Atletiko Madrid. Trajneri Pioli sot ka shumë mungesa, ku veçohen sulmuesit Leao, Zhiru dhe Rebiç, si dhe mbrojtësi Simon Kjaer. Gjithsesi, gjithçka mbetet e hapur për 90 minutat e fundit në grup.
Interesante parashikohet të jetë edhe ndeshja e Madridit mes Realit dhe Interit. Të dyja skuadrat janë kualifikuar në Grupin D, por kuptohet që është një sfidë prestigji, ku luhet vendi i parë në grup.
Liga e kampionëve, ndeshjet e fundit në grupe
Sot
PSG-Byzh
Lajpcig-Mançester Siti
Milan-Liverpul
Ajaks-Sporting
Borusia D.-Beshiktash
Porto-Atletiko Madrid
Real Madrid-Inter
Shakhtar D.-Sherif Tiraspol
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




