Futboll

Video/ Gol dhe asist për fitoren e Empolit, mbrëmje speciale për Nedim Bajramin

Nedim Bajrami realizon golin e tretë në Serinë A. Dy të parët i kishte shënuar me panallti, këtë herë ka shënuar me aksion. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte vendimtar në fitoren 3-1 të Empolit ndaj Udinezes, ku fillimisht shënoi golin e dytë për skuadrën e tij dhe më pas dha asistin e golit të tretë.

Ballina e Sportmediaset pas ndeshjes se Empolit. Gazeta Si, 6 dhjetor 2021

Bajrami e nisi ndeshjen titullar dhe u ndërrua në minutën e 81-të nga trajneri Andreacoli, pasi e kishte kryer misionin e tij në këtë fitore të rëndësishme. Empoli u gjend në disavantazh shpejt, por arriti të përmbyste gjithçka në pjesën e dytë, ku fjalën e parë e kishte lojtari kuqezi.

Stojanoviç realizoi golin e barazimit, më pas Bajrami e kaloi Empolin në avantazh, duke dërguar në rrjetë një top nga shumë afër portës. Trekuartisti kuqezi shërbeu Pinamontin për golin e tretë, që mbylli llogaritë e ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, Empoli është ngjitur në kuotën e 23 pikëve dhe mban vendin e 11-të.

Vlerësimet për Bajramin nga shtypi italian kanë qenë të larta. Ai është konsideruar si njeriu i përmbysjes për Empolin në këtë ndeshje, ku ishte më i miri në fushë, duke merituar notën 7.5. Gradualisht fantazisti duket se po kap formën më të mirë, për të cilën ka nevojë edhe Kombëtarja jonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë