Futboll

Arrestohet presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero. Në pranga edhe 5 të tjerë

Sampdoria ka shpërndarë sot një komunikatë për arrestimin e presidentit Massimo Ferrero, i cili ka dhënë tashmë dorëheqjen nga çdo detyrë në klub dhe është në dispozicion të hetuesve.

Ferrero është transferuar në San Vitore dhe bashkë me 5 persona të tjerë është në arrest me burg, bashkë me të bijën Vanesa, e akuzuar se ka përfituar 740 mijë euro nga një kompani. Klubi i futbollit, që Ferrero ka drejtuar deri tani, nuk është i përfshirë në këtë çështje.

Masimo Ferrero. Gazeta Si, 6 dhjetor 2021

Ka qenë “Guardia di Finanza” që pas hetimeve për falimentimin e katër kompanive që operonin në sektorin e hotelerisë, turizmit dhe kinematografisë, me seli në Kozenca, ka aarrestuar edhe Masimo Ferreron. Në pranga ka përfunduar edhe shoferi i Ferreros.

“Masimo Ferrero është arrestuar për disa ngjarje që kanë të bëjnë me shumë vite më parë dhe ku klubi nuk është i përfshirë”, – shkruan klubi në një komunikatë zyrtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë