Duket një fundjavë e mbarë për sulmuesit e Kombëtares. Pas Armando Brojës, ka shënuar sot edhe Rei Manaj, i cili ka gjetur golin e parë në Serinë A.
Manaj ka shënuar golin e avantazhit për Specian në ndeshjen me Sasuolon, që nuk ka përfunduar ende. Sulmuesi kuqezi realizoi nga afër portës kundërshtare, duke qenë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur pas një krosi nga e majta.
Futbollisti i Kombëtares duket se ka marrë më shumë besim nga trajneri Tiago Mota. Ai luajti titullar ndaj Interit disa ditë më parë, ashtu si dhe sot, kur më në fund është zhbllokuar dhe ka shënuar. Një gol, që pritet ta motivojë më shumë sulmuesin e Shqipërisë dhe Specias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




