Futboll

Video/ Partizani i bën dy fitore radhazi, ndaj Skënderbeut e shpëton portieri

Pas fitores dramatike me Teutën javën e kaluar, Partizani ka mundur edhe Skënderbeun sot në “Air Albania”, duke bërë për herë të parë dy fitore radhazi në këtë kampionat, që e kanë ngjitur në kuotën e 15 pikëve dhe e kanë afruar me zonën europiane.

Të kuqtë ishin me fat në ndeshjen me Skënderbeun, që përfundoi me rezultatin 2-1. Ata vuajtën shumë dhe duhet të falënderojnë portierin Teqja, i cili priti një penallti të gjuajtur nga Meski në fund. Korçarëve iu anulua edhe një gol nga VAR-i për një prekje topi me dorë.

Rrapaj shënoi golin e parë për Partizanin me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës, Mensah barazoi për miqtë, ndërsa goli i fitores për skuadrën e trajnerit Ilir Daja mban firmën e Tedi Carës.

Abissnet Superiore, java e 11-të
Sot
Egnatia-Tirana 0-2
Kastrioti-Kukësi 1-6
Partizani-Skënderbeu 2-1
Të premten
Teuta-Vllaznia 1-1
Laçi-Dinamo 5-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë