Futboll

Video/ Tirana dhe Kukësi nisin shkëputjen, fitore të pastra në transfertë

Titulli kampion në Superiore duket se është një duel me Tiranës dhe Kukësit, dy skuadrat që kanë nisur shkëputjen në krye të reditjes që tani, kur janë luajtur 11 javë kampionat. Vendi i tretë është 6 pikë larg. Si Tirana, ashtu edhe Kukësit, sot kanë fituar pastër në transfertë.

Tirana ka mundur Egnatian në Rrogozhinë me rezultatin 0-2. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë nga Ismailgeci dhe Ngo, sulmuesi anglez që nuk shënonte për skuadrën e tij që në javën e parë të kampionatit. Bardheblutë janë ngjitur në kuotën e 24 pikëve me këtë fitore. Egnatia në këtë ndeshje u drejtua nga Përparim Daiu, trajner i përkohshëm pas largimit të Maganit.

Kukësi ka fituar edhe më thellë në fushën e Kastriotit, 1-5. Skuadra e drejtuar nga italiani Diego Longo vazhdon të tregojë një formë të mirë, të fitojë dhe të ruajë distancën e një pike me Tiranën. Në fitoren e sotme ndaj krutanëve ishte braziliani Feijao njeriu i ndeshjes, autor i 3 golave, ndërsa golat e tjerë për Kukësin u shënuan nga Milunoviç, Gjelbrim Taipi dhe Lulaj.

Abissnet Superiore, java e 11-të
Sot
Egnatia-Tirana 0-2
Kastrioti-Kukësi 1-6
Partizani-Skënderbeu (ora 16:45)
Të premten
Teuta-Vllaznia 1-1
Laçi-Dinamo 5-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë