Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të ndaluarit për vrasjen e ish deputetit Pashk Ujka.
Dy të arrestuarit kanë kërkuar lirimin, por gjykata ka vendosur që hetimet të vazhdojnë duke mbajtur të rinjtë në burg.
Gjykata ka kërkuar provat filmike të poligonit të qitjes në Kosovë, nga ku familjarët pretendojnë se kanë qenë dy të ndaluarit në momentin që ka ndodhur atentati.
Para seancës foli për mediat babai i Marjan Kolës i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujkës. Dedë Kola, 87 vjeç shprehet se djali i tij, mbrëmjen e vrasjes më 29 nëntor ka qenë në Kosovë.
Atje ndodhej bashkë me autorin e dyshuar Kristjan Kelmendi ndërsa thotë se kanë shkuar për qejf për të blerë disa rroba. Dedë Kola shprehet se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe madje thotë se vetëm pak minuta para vrasjes shfaqet në një poligon qitjeje në Kosove ku kanë qëndruar deri në orën 18:20, moment kur ka ndodhur vrasja në Shkodër. 87-vjeçari tha se nuk kanë pasur kurrë probleme dhe janë një familje që kanë edhe dëshmor. Po ashtu edhe vëllai i Marjan Kolës, Petrit Kola shprehet se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur pasi Marjani ndodhej në Kosovë më 29 nëntor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.