Futboll

Raporti shokues, 2000 tifozë të droguar mund ta kthenin finalen e Euro 2020 në tragjedi

“Pa biletë, të dehur dhe të droguar”. Në finalen e Euro 2020, më 11 korrik, 2000 tifozë “mund të kishin shkaktuar një tragjedi të vërtetë me shumë të vdekur”. Të frikëson vërtet ajo që shkruhet në raportin e rezervuar dhe që është publikuar sot në Britaninë e Madhe.

Sipas këtij raporti, tentativat për “dhunim në masë” në kangjellat e stadiumit nga ana e këtyre tifozëve problematikë, ishin më shumë se 17. Disa prej tyre hapën rrugën drejt një vendi që të çon në hyrjet e personave me aftësi të kufizuar, duke marrë me grushte e shkelma stjuadrët dhe duke hyrë në brendësi të impiantit të “Wembley”-it.

Nga trazirat qe shkaktuan tifozet angleze para finales se Euro 2020. Gazeta Si, 3 dhjetor 2021

“Sjellja e një minorance tifozësh të Anglisë nuk ishte vetëm e turpshme, por vuri në rrezik edhe jetën e të tjerëve, – ka thënë Louise Casey, një ekspert dhe ish-funksionar i qeverisë, në një raport prej 129 faqesh, që është publikuar sot. – Ajo sjellje e frikshme e tifozëve duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë ne.

Për shumë kohë, veprimet e kësaj minorance tifozësh anglezë janë toleruar si pjesë e kulturës sonë kombëtare, në vend që të kundërshtoheshin në front të gjerë”. Nga ana e qeverisë britanike nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar, vetëm heshtje dhe turp, sigurisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë