Pas një mbledhjeje të zhvilluar sot, Liga Profesioniste e Futbollit dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë vendosur t’i kërkojnë zyrtarisht qeverisë dhe kuvendit ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimit.
Në mbledhjen e sotme kanë marrë pjesë drejtuesit e të dhjetë klubeve të Superiores, si dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ata kanë përcaktuar edhe rrugën që do të ndjekin në dialogun me përfaqësues të qeverisë për çështjen e ligjit për sponsorizimet në sport.

Sipas Ligës Profesioniste dhe FSHF-së, ndryshimet ligjore do t’i japin frymëmarrje të madhe sportit shqiptar, që aktualisht është në vështirësi.
Rikthehet kështu në vëmendje çështja e sezonit të kaluar, kur Liga Profesioniste vendosi për bojkotimin e kampionatit, pas përplasjes me qeverinë për disa çështje të rënmdësishme, mes tyre edhe ligji i sponsorizimit. Pas më shumë se një viti, Liga është ‘zgjuar” dhe tashmë pritet reagimi i qeverisë, pas kësaj kërkese të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




