Futboll

Hipoteza e fundit, Robert Levandovski mund të kurorëzohet me ‘Topin e Artë 2020’

“France Football” nuk e përjashton mundësinë e dhënies së “Topit të Artë 2020” për Robert Levandovskin. Polemikat e mëdha që shkaktoi fitimi i çmimit prestigjioz nga Lionel Mesi pak ditë më parë, duket se i kanë bërë drejtuesit e revistës franceze të reflektojnë.

Në vitin 2020 “Topi i Artë” nuk u dha për shkak të pandemisë. “Nuk duhet të marrim vendime të nxituara. Mund ta rimendojmë, por në të njëjtën kohë duhet të respektojmë historinë e trofeut, që bazohet te votat”, – ka thënë Paskal Ferré, kryeredaktor i “France Football” për portalin ‘Watson’.

Trofeu i “Topit te Arte”. Gazeta Si, 1 dhjetor 2021

Më pas, duke iu referuar edhe deklaratës së Mesit gjatë ceremonisë, ku argjentinasi u shpreh se edhe Levandovski e meritonte trofeun, drejtuesi i “France Football” shtoi: “Ajo që tha Mesi ishte e lezetshme dhe inteligjente”.

Vitin e kaluar Levandovski ishte favorit absolut për fitimin e trofeut, kurse këtë vit polaku doli i dyti, pas Mesit. “Nuk vura Mesin në vend të parë, zgjodha të parin Levandovskin, por mendoj se edhe Mesi e ka merituar “Topin e Artë”, – ka shtuar Ferré. Duhet pranuar se kritikat e shumta pas ceremonisë së fundit, që shkuan deri në akuza për vjedhje dhe skandal, kanë pasur ndikim te prestigjiozja franceze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë