Futboll

Hetimi për bilancet e Juventusit, dy të dyshuar nuk pranojnë të dëshmojnë

Kanë refuzuar të dëshmojnë në hetimet e Prokurorisë së Torinos në lidhje me bilancet false të Juventusit. Bëhet fjalë për ish-menaxherin Marko Re (duhej të dëshmonte sot) dhe Stefano Bertola.

“Çështjet në fjalë, – ka shpjeguar përfaqësuesi i tyre ligjor, avokati Luixhi Kiapero, – janë esencialisht të karakterit teknik dhe e kanë parë të nevojshme të reflektojnë”. Re nuk ka qenë mes personave që duhej të kontrolloheshin pas urdhrave të lëshuar nga Prokuroria.

Marko Re, nje nga te dyshuarit. Gazeta Si, 1 dhjetor 2021

Hetimi i “Guardia di finanza” është përqendruar te disa transferime, ku Juventusi ka dalë me plus, pjesa më e madhe e të cilëve janë shkëmbime lojtarësh me klube të tjera.

“Në 2015-ën , – ka shtuar më tej avokati i dy personave që nuk dëshirojnë të dëshmojnë, – normativa ka ndryshuar. Vlerësimi në vetvete, nuk është një vepër penale. Nëse duhen dhënë disa përgjigje, më parë duhet të njohim përmbajtjen e kontestimeve. Për momentin nuk e njohim këtë material”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë