Futboll

Masa të forta shtrënguese në Bavari, Bajerni do të presë Barcelonën pa tifozë

Bajerni i Mynihut, me shumë mundësi, do ta presë Barcelonën pa tifozë në ndeshjen e fundit në grup në Ligën e Kampionëve. Ndeshja në fjalë zhvillohet javën e ardhshme dhe guvernatori i Bavarisë ka thënë se do të kërkojë që eventet sportive të bëhen me dyer të mbyllura, duke parë emergjencën e Covid-it në Gjermani.

Një vendim që vjen në kontekstin e numrit të lartë të infektimeve nga Koronavirusi kohët e fundit në Gjermani. Guvernatori i Bavarisë, Markus Soder, ka bërë të ditur se do t’ua ndalojë tifozëve të marrin pjesë në ndeshje, edhe pse nuk ka ende një akord për ta bërë këtë gjë në nivel kombëtar.

Stadiumi i Bajernit. Gazeta Si, 30 nentor 2021

Soder nuk ka përcaktuar gjithashtu një datë konkrete për hyrjen në fuqi të masave që ai ka menduar të marrë. Ndeshja e radhës në shtëpi për Bajernin është pikërisht ajo kundër Barcelonës, më 8 dhjetor, dhe deri atëherë gjasat janë të mëdha që këto masa të kenë hyrë në fuqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë