Futboll

Sistem i sëmurë, hetimi për Juven nxjerr në dritë elementë për drejtësinë sportive

Hetuesit kanë bindjen se ato transferime me plus në futbollin italian janë pjesë e një sistemi të sëmurë. Një konkluzion që del në bazë të hetimeve të deritanishme në çështjen, që mund të konsiderohet si “Calciopoli 2”, falsifikimet në bilancet e Juventusit.

Prokuroria ka bërë me dije se ka gjetur elementë, që do të jetë të dobishëm për drejtësinë sportive, në radhët të parë për Juventusin, por edhe për gjithë sistemin e futbollit italian. Shumë gjëra janë zbuluar nga përgjimet, që për momentin mbeten sekrete dhe kështu do të jenë deri në fund të hetimit.

Drejtues te Juventusit. Gazeta Si, 30 nentor 2021

Drejtësia sportive pret të ketë në dispozicion elementët e dalë nga hetimi, ose më saktë dëshmitë e dokumentuara të atyre që janë marrë në pyetje, përgjimet dhe materialin sekret, që nuk mund të shpërndahet deri në përfundimin e hetimeve. Ajo që dihet në këtë moment ka të bëjë me faktin se ka një përshpejtim të çështjes dhe hetimi mund të mbyllet shpejt.

Në materialin e hetimit për Juventusin përmenden edhe klube të tjera, si Atalanta për rastin e shitjes së Romero dhe Demiral, apo edhe Xhenoa për rastin e shkëmbimit të Rovelës. Nëse akuzat vërtetohen, Juventusi rrezikon të dënohet me zbritje nga kategoria dhe heqje titujsh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë