Futboll

Lionel Mesi fiton për herë të 7-të ‘Topin e Artë’, Levandovski dhe Zhorzhinjo pas tij

Për herë të shtatë në karrierë, Lionel Mesi ka fituar çmimin prestigjioz të “Topit të Artë”, duke u shkëputur edhe më shumë nga Kristiano Ronaldo, që ka mbetur kuotën 5. Argjentinasi i PSG-së ka dalë në vend të parë, duke lënë pas Robert Levandovskin dhe Zhorzhinjon.

Lionel Mesi me familjen e tij ne ceremonine e “Topit te Arte”. Gazeta Si, 29 nentor 2021

10-shja më e mirë
10) Gianluigi Donnarumma, Milan/Psg
9) Kylian Mbappé, Psg
8) Kevin De Bruyne, Manchester City
7) Mohamed Salah, Liverpool
6) Cristiano Ronaldo, Juventus/Manchester United
5) Ngolo Kanté, Chelsea
4) Karim Benzema, Real Madrid
3) Jorginho, Chelsea
2) Robert Leëandoëski, Bayern Monaco
1) Lionel Messi, Barcellona/Psg

Sulmuesi i vitit shpallet Levandovski
Robert Levandovski, polaku i Bajernit të Mynihut është fituesi i çmimit “Sulmuesi i vitit”, një risi kjo e “France Football” për këtë vit.

Aleksia Putelas, “Topi i Artë” për femrat
Aleksia Putelas e Barcelonës është fituese e “Topit të Artë” për futbollin e femrave. Katalanasja mposhti shoqen e skuadrës Xhenifer Hermoso dhe Sam Kerr të Çelsit, që kompletojnë podin. Në 10-shen më të mirë bëjnë pjesë edhe Miedema e Arsenalit, Martens e Barcelonës, Sinkleir e Thorns, Harder e Çelsit, Laurens e PSG-së, Fleming dhe Kirbi të Çelsit.

Trofeu “Jashin” për Donarumën
Xhanluixhi Donaruma është fitues i edicionit të dytë të trofeut “Jashin” për portierin e vitit. Portieri i Italisë kampione Europe e fiton këtë çmim pas Alisonit në 2019-ën. Pas Donarumës kanë dalë Mendi i Çelsit dhe Oblak i Atletiko Madrid, të ndjekur nga Ederson (Mançester Siti), Nojer (Bajern Mynih), Martinez (Aston Vila), Shmeikel (Leiçester), Kurtua (Real Madrid), Navas (PSG) dhe Handanoviç (Inter).

Çelsi shpallet skuadra e vitit
Çelsi kampion i Europës, është shpallur skuadra e vitit nga “France Football”. Londinezët kanë fituar trofeun e dytë risi të këtij edicioni, pas atij të sulmuesit më të mirë.

Pedri fiton trofeun ‘Kopa’
Pedri i Barcelonës është fituesi i trofeut ‘Kopa’, që i takon lojtarit më të mirë nën 21 vjeç. Në vend të dytë ka dalë Belingam i Borusia Dortmundit dhe në vend të tretë Musiala i Bajernit të Mynihut. 10-shen e këtij klasifikimi e plotësojnë Mendes (PSG), Grinvud (Mançester Junajtid), Saka (Arsenal), Virtz (Bajer Leverkusen), Gravenbersh (Ajaks), Doku (Renes) dhe Rejna (B.Dortmund).

Ronaldo reagon i inatosur: Nuk jam kundër Mesit
Kristiano Ronaldo ka reaguar me zemërim ndaj Pascal Ferré, kryeredaktorit të “France Football”, që jep “Topin e Artë”. “Ronaldo ka vetëm një ambicje, ta mbyllë karrierën me më shumë ‘Topa të Artë’ se Mesi. E di, sepse ma ka thënë vetë”, – deklaroi pak ditë më parë Ferré.

Portugezi mungoi në ceremoninë e dhënies së çmimit prestigjiz dhe drejtuesi i revistës franceze ka folur për “një karantinë të mundshme”. Një situatë që ka sjellë reagimin e Ronaldos, i cili ka sqaruar gjithçka me një postim në Instagram. “Dua ta komplimentoj gjithmonë fituesin, brenda sportivitetit dhe ‘fair play’-it, që kanë udhëhequr gjithmonë karrierën time.

Nuk jam kundër askujt. Fitoj gjithmonë për veten dhe për klubin ku luaj, për të gjithë ata që më duan. Ambicja e madhe e karrierës sime është të fitoj tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, – ka shkruar portugezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë