Futbolli kurorëzon sot në mbrëmje më të mirin. “France Football” do të japë çmimin prestigjioz të “Topit të Artë”, me 30 kandidatë në listë dhe me Lionel Mesin favorit kryesor.
Përveç lojtarit më të mirë të vitit, do të jepet “Topi i Artë” edhe në futbollin e femrave. Po ashtu, do të jepen edhe “Çmimi Jashin” për portierin më të mirë, si dhe “Çmimi Kopa” për lojtarin më të mirë deri në 21 vjeç.

Mbetet sërish Lionel Mesi kandidati kryesor për fitimin e “Topit të Artë”, një çmim që argjentinasi e ka fituar 6 herë në karrierë, edhe dy vjet më parë, edicionin e fundit të eventit, pasi vitin e fundit nuk u zhvillua për shkak të pendemisë së Covid-it. Mesi shihet si favorit, përpara Robert Levandovskit dhe Karim Benzema.
Në listën e plotë të finalistëve për çmimin prestigjioz janë 30 lojtarë: Zhorzhinjo, Donaruma, Bonuçi, Barela, Kielini, Kjaer, Lautaro Martinez, Bruno Fernandes, Mesi, Kristiano Ronaldo, Kantè, Mbapè, Benzema, Mahrez, Zherard Moreno, Pedri, De Bryjne, Lukaku, Levandovski, Haland, Sterling, Kejn, Foden, Maunt, Ruben Dias, Nejmar, Salah, Modriç, Suarez dhe Azpilikueta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




