Futboll

Video/ Veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës e festojnë në fushë Ditën e Pavarësisë

Për festën e Pavarësisë së Shqipërisë, veteranët e futbollit të Shqipërisë dhe ata të Kosovës vendosë të takoheshin në qytetin e Durrësit, ku organizuan një ndeshje miqësore. Ndeshja përfundoi 1-1, me gola të Memellit dhe Izmakut, ndërxa me penallti fituan trofeun simbolik veteranët e Kosovës.

Veteranët e Shqipërisë, me trajner Sulejman Memën, luajtën me këtë formacion: Ilir Bozhiqi, Hysen Zmijani, Alpin Gallo, Armend Dallku, Ardian Mema, Ilir Lame, Ilir Alliu, Agustin Kola, Fatbardh Jera, Migen Memelli dhe Roland Iliadhi. Më pas u aktivizuan edhe Luan Pinari, Fjodor Xhafa, Blendi Nallbani, Suad Lici, Bajram Fraholli, Gilman Lika, Endri Vrapi dhe Elvis Sina.

te gjithe veteranet qe morren pjese ne kete aktivitet. Gazeta Si, 28 nentor 2021

Veteranët e Kosovës kishin trajner Bujar Gutën, i cili aktivizoi nga fillimi këta lojtarë: Naser Prapashtica, Isa Sadriu, Arsim Abazi, Hysni Gjinovci, Sylejman Selimi, Sheremet Isufi, Muhamet Dragusha, Lulëzim Berisha, Synaj Keqi, Muharrem Sahiti dhe Bakir Burri. Si zëvendësues luajtën Sami Gashi, Xhavit Mehmeti, Naim Kodraliu, Ilir Izmaku, Fatmir Namani, Sherif Topalli, Jeton Osmani, Tomë Lleshi, Enes Mustafa, Adil Vokrri dhe Bekim Nura.

Nuk munguan emocionet në këtë ndeshje, edhe batutat po ashtu. Të pranishëm ishin edhe presidentët e dy federative, Armand Duka i FSHF-së dhe Agim Ademi i FFK-SË.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë