Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme Antlantike të cilat do të mbyllin vjeshtën me mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.
Sot ( e diel) moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në zonën Veri-perëndiore. Në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug -lindje me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 5/11°C
Zona e ulët 11/18°C
Zona bregdetare 13/19°C
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




