Në konferencën për shtyp mbi daljen në tregjet ndërkombëtare me Eurobondin, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se me huanë e marrë synohet financimi i nevojave të buxhetit si projektet infrastrukturore dhe sektorëve me rëndësi, arsimi, shëndetësia, bujqësia.
“Ne kemi prioritet rënien e nivelit të borxhit ndaj PBB-së, deri në 76.6% në vitin 2024. Kemi hartuar strategji afatmesme të borxhit që synon reduktimin e kostove që lidhen me rreziqet e rifinancimit”, tha ajo.
Në komunikim me gazetarët, ministrja tha se huaja nga Eurobondi nuk mund të merrej me interesa më të ulëta si në vendet e rajonit, sepse të tillë janë faktorët ekonomikë në Shqipëri e nuk ka bazë krahasimi me vendet e tjera.
Ibrahimaj tha edhe se Shqipëria brenda një periudhe afatshkurtër, mund të nisë përdorimin e Green Bond, njësoj si Serbia, si instrumente të financimit të borxhit me interesa të ulëta.
Në përfundim, ministrja tregoi se deficiti për vitin 2022 parashikohet në 6%, pra në rritje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




