Menaxhim

El Salvadori planifikon të ndërtojë “Qytetin Bitcoin” me zero taksa dhe fonde në kripto

El Salvadori po planifikon të lëshojë obligacionet e para në Bitcoin dhe të ndërtojë Qytetin Bitcoin, i cili do të jeta pa taksa mbi pronën, mbi të ardhurat dhe fitimet. Presidenti Nayib Bukele bëri njoftimin në qytetin bregdetar Mizata tek një turmë entuziastësh.

El Salvador planifikon të lëshojë 1 miliardë dollar në obligacione 10 vjeçare që do paguajnë një interes 6.5%. Me fondet e marra, gjysma do përdoren për të blerë Bitcoin, ndërsa pjesa tjetër për të ngritur infrastrukturën që Bitcoin-et të gjenerohen nga energjia gjeo-termike, siç është vullkani.

Pas blerjes ato do të bllokohen për një periudhe 5 vjeçare dhe më pas qeveria planifikon t’i shesë duke paguar edhe një dividend shtesë tek investitorët.

Parashikimet nga një firmë e njohur, Blockstream tregojnë se kjo lëvizje do të ketë një kthim mbrapsht prej 146%, në rast se vlera e Bitcoin rritet deri në 1 milion dollarë.

Deri në fund të tetorit El Salvador ka në zotërim rreth 1.110 Bitcoin.

“Këto plane do ta bëjnë vendin ‘qendrën financiare të botës’ dhe ‘Singaporin e Amerikës Latine’- u shpreh shefi ekzekutiv i firmës Blockstream, duke shtuar se pret që vendet e tjera të ndjekin të njëjtën lëvizje.

Investitorët në qytetin e Bitcoin do t’u sigurohet leje e përhershme dhe do të jenë në avantazh për të marrë nënshtetësinë.

Qyteti Bitcoin pritet të ndërtohet pranë Vullkanit Conchagua që do të sigurojë energji për minierat, ndërsa emetimi i obligacioneve sipas tij pritet në 2022-in. E vetmja taksë në qytet do të jetë ajo e TVSH-së në masën 10% për të siguruar financim për projekte zhvillimore dhe shërbimet në qytet.

Në shtator El Salvador u bë vendi i parë që e pranoi Bitcoin-in si monedhë zyrtare, një lëvizje e pritur me entuziazëm dhe protesta në muajt në vazhdim.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë