Drejtësia

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, prokuroria çon për gjykim 5 persona

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet, duke marrë të pandehur pesë persona me akuzën e shpërdorimit të detyrës për dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të dy viteve më parë për pjesën e kryeqytetit.

I pandehur është marrë përfaqësuesi i një subjekt juridik, pasi një pallat që ai ka ndërtuar është dëmtuar nga tërmeti dhe sipas prokurorisë nuk ka respektuar standardet në ndërtim.

Po ashtu të pandehur janë marrë është ish-zyrtarë të Zyrës së Urbanistikës në Farkë, ish-shefi i zyrës, Geron Çipi  dhe dy ish-inspektorë, të cilët akuzohen se nuk janë respektuar standartet në ndërtim.

Dosja për 5 personat është depozituar në gjykatë për seancë paraprake. Ndërkohë që për të dyshuarit e tjerë çështja është ndarë nga Prokuroria e Tiranës.

Në tërmetin 6.4 ballë të 26 nëntorit 2019, humbën jetën mes Durrësit dhe Tiranës 51 persona, si dhe u plagosën qindra të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë