Gadishulli i ballkanit po ndikohet periferia e presionit të lartë atmosferik të pozicionuar në Europën qëndrore e cila do të ndikojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm gjatë fund javës.
E Shtunë, 20 Nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në vlerat e mënjgesit.
Temperaturat:
Zona malore 1/13°C
Zona e ulët 3/20°C
Zona bregdetare 8/19°C
Kosova, e Shtunë, dt 20 Nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 15°C .
E Diel, 21 Nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 2/15°C
Zona e ulët 5/21°C
Zona bregdetare 11/21°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




