Shkencë

Pilulat kundër Covid-19 funksionojnë, por a mund të zëvendësojnë vaksinat?

Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore në Britani miratuan ilaçin e parë kundër Covid19, Molnupiravir dhe pak ditë më vonë Pfizer aplikoi për miratim në FDA për një ilaç tjetër kundër Covid19, Paxlovid.
A shënon fundin e pandemisë miratimi i këtyre dy antiviralëve? A do të munden ilaçet Covid-19 të zëvendësojnë plotësisht vaksinat?

Paxlovid i prodhuar nga Pfizer funksionon duke frenuar proteazën virale të Sars-CoV2. Është një ilaç jashtëzakonisht specifik që frenon një proteinë unike Sars-Cov2. Për të kuptuar se si funksionon ky ilaç, duhet të kuptojmë se çfarë bën virusi sapo të hyjë në qelizat tona. Një nga ngjarjet e para është lëshimi i ARN virale brenda qelizave tona, ne kemi mësuar se ARN është një molekulë që përmban informacion, në këtë rast është informacion viral për të lejuar virusin të riprodhohet.


Pas lëshimit të ARN-së së tij, virusi përdor fabrikat tona molekulare (ribozomet) për të ndërtuar një polipeptid të madh (një proteinë shumë e gjatë). Kjo proteinë e madhe do të përdoret nga virusi për t’u riprodhuar dhe vazhduar infeksionin në trup. Për të copëtuar proteinën e madhe dhe për ta bërë atë funksionale, ju nevojiten gërshërë molekulare siç është Paxlovid që e pengon atë.
Në provat klinike, Paxlovid është në gjendje të reduktojë shtrimet në spital me 89%, domethënë nëse në një grup njerëzish të infektuar me Sars-Cov2, vetëm 0.7% do të kishin nevojë për shtrimin në spital. Trajtimi përfshin 40 pilula për 5 ditë kur shfaqen simptomat e para.


Ndërsa Molnupiravir i prodhuar nga kompania Merck është një analog nukleozid që ndërhyn në riprodhimin e virusit, në praktikë parandalon riprodhimin e virusit pasi të ketë hyrë në qelizat tona. Riprodhimi i viruseve është një proces që dëmton qelizat tona, në disa raste edhe duke i vrarë ato.


Molnupiravir ka lindur si një ilaç kundër gripit dhe llojeve të tjera të viruseve ARN, prandaj ka një mekanizëm mjaft gjenerik veprimi. Molnupiravir është formalisht një nukloezid, që është një shkronjë modifikuese e përdorur nga virusi për t'u riprodhuar, duke i dhënë atij shkronjën e gabuar, ne e parandalojmë atë të riprodhohet.
Provat klinike të Molnupiravir kanë treguar një ulje prej 50% të rrezikut të shtrimit në spital në pacientët e dobët. Ilaçi duhet të merret kur shfaqen simptomat e para dhe trajtimi përfshin 2 tableta në ditë për 5 ditë.
Sa i përket kostos, kompanitë kanë vendosur që të dy medikamentet të kushtojnë rreth 700 dollarë për trajtim.


A shënon miratimi i barnave fundin e pandemisë? Të dyja këto trajtime kanë treguar potencial të jashtëzakonshëm për sa i përket reduktimit të shtrimeve në spital dhe madje edhe vdekjes, por duhet të merren disa konsiderata:
1) të dy barnat nuk e parandalojnë sëmundjen por e luftojnë atë.
2) të dy barnat duhet të administrohen herët dhe ndoshta pas rezultatit të një tampon pozitiv molekular.
3) forca e të dy barnave vlerësohet te pacientët në rrezik të vdekjes dhe shtrimit në spital, prandaj audienca e mundshme e përdoruesve është mjaft e reduktuar.
4) janë të dyja barna dhe si të tilla mund të kenë edhe efekte anësore.
5) për momentin kostoja është shumë e lartë për të dy trajtimet.
Ekspertët kudo në botë janë shprehur se këto dy barna do të jenë një aleat i shkëlqyer për pacientët kur vaksina e humb efektivitetin dhe personat nuk kanë zhvilluar përgjigje imunitare.
A do ta zëvendësojnë vaksinën ilaçet e reja?
Ekspertët e Pfizer ka shpjeguar se ka shumë pak gjasa që ilaçet që kundërshtojnë evolucionin e një sëmundjeje të zëvendësojnë një vaksinë që e parandalon atë. Ata shtojnë se këto barna do të jenë aleatë të shkëlqyer i vaksinave por për të menaxhuar pandeminë nuk do të mjaftojë një armë e vetme si vaksina, por, barnat, maskat, distancat dhe gjurmimi.
Burimi: La Stampa/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë