Steve Banon, ish-strategu i Donald Trump, është paraqitur në zyrat e FBI-së në Uashington, pasi u padit për shpërfillje të Kongresit për mohimin e bashkëpunimit të tij me komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin në Kapitol Hill më 6 janarin e kaluar.
Dalja e tij në gjykatë pritet sot, por duke parë drejt e në kamera, ndërsa iu dorëzua FBI-së, Banon tha: “Ne gjithmonë do të luftojmë regjimin e Joe Biden. Unë dua që ju të qëndroni të fokusuar në mesazhin tim. Kjo është e gjitha një zhurmë.
Dy akuza janë ngritur ndaj tij: njëra për dështimin e procesit për të dëshmuar dhe tjetra për mosdorëzimin e dokumenteve të kërkuara, duke u mbështetur në faktin se Trump përdori privilegjin ekzekutiv mbi aktet e presidencës së tij.
Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari u thirr më 23 shtator nga Komisioni, sipas të cilit Bannon ka “informacion përkatës për të kuptuar aktivitetet e rëndësishme që çuan në ngjarjet e Kapitolit”.
Në veçanti, Banon ishte i pranishëm më 5 janar në kontestimet e sesionit të certifikimit të zgjedhjeve presidenciale dhe kishte deklaruar se “ferri do të shpërthejë nesër”.
Trump i bëri thirrje ekzekutivit për të parandaluar ndihmësit e tij që të dëshmonin dhe Komisionin të aksesonte dokumentet e administratës së tij.
Bannon tha se nuk do të dëshmonte derisa të zgjidhej çështja e privilegjit ekzekutiv. Dhoma e Përfaqësuesve më pas votoi për sjelljen e dy akuzave për shpërfillje të Kongresit në Departamentin e Drejtësisë, kusecila mund të dënohet me një muaj deri në një vit burg.
“Që nga dita ime e parë në detyrë, u premtova punonjësve të Departamentit se së bashku do t’i tregonim popullit amerikan, me fjalë dhe me vepra, se Departamenti i përmbahet shtetit të së drejtës, veprave dhe ligjit dhe kërkon drejtësi sipas ligjit”, – tha në një deklaratë, Sekretari i Drejtësisë, Merrick Garland.
Sipas tij, “akuzat e sotme, pasqyrojnë respektimin e palëkundur të departamentit ndaj këtyre parimeve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.