Sot 1.260,571 votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në Kosovë 7.75%, apo 19 mijë e 545 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Komuna e Mamushës prin me numrin më të madh të personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. 17.62% apo 744 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në këtë komunë.
Në komunën e Prishtinës deri tani kanë votuar 9.3% apo 4 mijë e 216 qytetarë me të drejtë vote. Në të gjitha komunat ku do të ketë garë të dytë për të zgjedhur të parin e komunës, janë 114 ekipe mobile të cilët do t’iu mundësojnë qytetarëve votimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



