Në Kosovë po votohet raundi i balotazhit për 21 komunat, që në zgjedhjet e para një muaji nuk prodhuan asnjë kandidat me mbi 50 për qind të mbështetjes së qytetarëve.
Qëndrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00.
Sipas KQZ-së, në këtë raund të dytë zgjedhjesh votojnë më shumë se 1.2 milionë qytetarëve në 1638 qendra votimi. Zgjedhjet mbahen në komunat më të mëdha të vendit, si në Prishtinë dhe Gjakovë.
Në Prishtinë, kandidati i Vetëvendosjes, Arben Vitia konsiderohet si favorit përballë kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, ndërsa në Gjakovë Ardian Gjini i AAK-së vlerësohet si më i favorizuar përballë kandidates së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Vetëvendosje, që udhëheqë me Qeverinë e Kosovës dhe që në zgjedhjet parlamentare të shkurtit fitoi mbi 50 për qind të votave, në rundin e parë nuk e fitoi asnjë komunë. Kjo parti përballet në 12 komuna në raundin e balotazhit.
Në zgjedhjet e rregullta lokale të vitit 2017, LVV-ja fitoi tri komuna: Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën.
LDK-ja në rundin e dytë garon në nëntë komuna, PDK-ja në tetë komuna, AAK-ja në pesë komuna, Nisma Social-Demokrate dhe Partia Social- Demokrate zhvillojnë gara në nga një komunë, ndërkaq, në komunën e banuar me shumicë serbe, Kllokot, në garë do të jenë Lista Serbe dhe GI SNS.
Garat më të paparashikueshme pritet të zhvillohen për Prishtinën dhe Prizrenin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




