Drejtësia

Shkelje me tenderat, 9 funksionarë të Bashkisë së Tropojës në SPAK

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK, 9 funksionarë të Bashkisë Tropojë, për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas KLSH, shkeljet janë konstatuar nga anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt: “Shkolla Asim Vokshi- palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në  gjimnazin “Asim Vokshi”.

3 nga funksionarët janë anëtarë të KVO-së dhe janë akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

6 të tjerë janë kallëzuar për veprime apo mosveprime për procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i pesë segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan, Cërrnicë” të cilat  në tërësinë e tyre  përmbajnë elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Në lidhje me shkeljet e konstatuara, KLSH ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë kallëzim penal për personat e sipërcituar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë