Gjatë këtij viti buxheti për shëndetësinë është 7 miliard lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxheti i vitit 2021. Për këtë vit parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë dhe përbën 4,89% të PPB. Nga ky buxhet do të financohet për herë të parë paketa e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç dhe që do të përfitojnë mbi 300 mijë fëmijë.
“Financojmë për herë të parë paketën e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç si një program kujdesi universal falas për mbi 300 mijë fëmijë që do të sigurojnë konsultat e syve falas sipas protokolleve mjekësore”, tha Manastirliu.
Këto të dhëna u treguan nga Ministrja Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.
“ Investimet për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me finacimin e partnerëve si Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare, arrin në vlerën 3 miliardë lekë“, theksoi Manastirliu.
Ministrja shtoi se për investimet, “Buxheti 2022” do të përqendrohet në investimin e Spitalin Infektiv, rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe rikonstruksionin e 50 qendrave shëndetësore, si dhe investime të tjera si:
-Vazhdimin e projektit për modernizimin radikal të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza:
-Vijimi i punimeve për rikonstruksionin e Spitalit të Pediatrisë faza e dytë.
-Vijimi i punimeve për modernizimin e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Gelardinë”.
-Përfundimi i punimeve të fazës II-të të rikonstruksionit të spitalit rajonal Kukës. -Përfundimi i punimeve për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët.
-Përfundimin e rikonstruksionit të Pediatrisë së Spitalit Rajonal Elbasan.
“Do të financojmë zbatimin e Programit Kombëtar të Vaksinimit anti-COVID, me vlerën 2.7 miliardë lekë të dedikuar për vaksinat antiCOVID dhe duke ju përgjigjur edhe dinamikave të situatës. Do të mbështesim planin e përgjigjes ndaj pandemisë duke siguruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me strategjinë e testimit, gjurmimit, survejancës epidemike, kujdesit shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor, duke siguruar branat mjekësore në të gjithë strukturat”, nënvizoi Manastirliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.