Pesë viktima, mes të cilëve një 39-vjeçar nga kryeqyteti, janë regjistruar nga Covid 19 në 24 orët e fundit, ndërsa Ministria e Shendetësisë thotë se 568 persona kanë rezultuar pozitivë.
Viktimat janë tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç dhe një qytetare nga Dibra 71 vjeçe.
Në krahasim me një ditë më parë, ku u raportua për dy të vdekur (563 raste të reja), të dielën vërehet një rritje e numrit të rasteve fatale nga koronavirusi, 5 të tilla.
Në 24 orët e fundit, numri i testimeve të kryera ka qenë 2.659, thuajse 500 më pak se të shtunën, 3.150.
Ndërkohë, në vend janë 8,059 pacientë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 398 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 568
Të shëruar në 24 orë 398
Të shtruar në spitale 184
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2659
Testime totale 1,328,650
Raste pozitive 189,125
Raste të shëruara 178,111
Raste Aktive 8059
Humbje jete 2,955
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4181
Fier 841
Shkodër 492
Durrës 481
Vlorë 451
Gjirokastër 366
Elbasan 348
Berat 290
Korçë 235
Lezhë 183
Kukës 111
Dibër 80
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.