Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve për 4.9% në shtetet e rajonit.
Në vend të parë qëndron Serbia me 5.7%, ndërsa në vend të tretë është Bullgaria me një inflacion prej 4.8%.
Në fund të listës së vendeve me normën më të lartë të rritjes së çmimeve është Mali i Zi dhe Shqipëria, përkatësisht me 2.9% dhe 2.5%.
Ngritjen e këtyre çmimeve e ka konfirmuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.
Gjatë këtij muaji, një litër vaj ushqimor kushtonte 1.06 euro, ndërsa një vit më vonë ky produkt shitet për 1.54 euro. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar, një kilogram oriz ka kushtuar 1.38 euro ndërsa këtë vit blihet për 1.42 euro.
Sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9%.
Në muajin shtator, inflacioni në vendet e Bashkimit Europian ishte 3.6 për qind, kurse në Eurozonë kjo normë ishte 3.4 për qind.
Pa rritjes së çmimeve në Kosovë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSPK) thotë se kjo ka rënduar gjendjen sociale të punëtorëve dhe qytetarëve në vend.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) po ndjekë me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencial në Kosovë. Kjo e rëndon edhe me tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve në vend. Fatkeqësisht edhe pse ka rritje të vazhdueshme të çmimeve edhe për artikujt esencial siç janë mielli, vaji, sheqeri, etj., nuk kemi rritje pagash për punëtorët si dhe paga minimale në vend vazhdon të mbetet e njëjtë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




