Qeveria shqiptare shpenzoi gjatë periudhës janar-shtator 2021 mbi 3 miliardë lekë (432 milionë euro) për shërbimin e borxhit publik në formën e interesave dhe principalit.
Kjo vlerë ishte 13.3% ose 50 milionë euro më e lartë se shpenzimet për shërbimin e borxhit në 9 mujorin e vitit 2020. Ritmet e rritjes së shpenzimeve për shërbimin e borxhit ishin më të lartat në 10 vitet e fundit sipas të dhënave nga Ministria e Financave.
Nga shpenzimet e përgjithshme të shërbimit të borxhit 28 miliardë lekë ose 52.6 % ishin pagesa për shlyerjen e interesave dhe rreth 25 % ose rreth 47 për qind shkuan për pagesën e principalit.
Nga shpenzimet për interesa pjesa më e madhe prej 19.7 miliardë lekësh shkoi për shërbimin e borxhit të brendshëm dhe 8.6 miliardë lekë shkuan për shërbimin e borxhit të jashtëm.
Presioni mbi shpenzimet për shërbimin e borxhit publik po vjen nga rritja në rekorde e detyrimeve publike në vlera neto. Në tremujorin e tretë të vitit 2021 stoku i borxhit publik u rrit me 57.7 miliardë lekë ose 469.5 milionë euro. Por deri në mbyllje të vitit kjo shumë do të dyfishohet prej emetimit të një Eurobondi me vlerë 500-700 milionë euro gjatë muajit nëntor, sipas raportimeve nga Ministria e Financave.
Ministria e Financave parashikon që shërbimi i borxhit, pagesa e principalit dhe interesave në një vit fiskal të arrijnë 50 miliardë lekë, ose 406 mln euro në një vit gjatë periudhës 2021 -2023. Kjo shifër është formuluar duke marrë në konsideratë skenarin bazë, sipas të cilit normat e interesit gjatë periudhës afatmesme do të qëndrojnë në nivele të krahasueshme me normat aktuale dhe stoku i borxhit në terma bruto do të shoqërohet me rritje në përputhje me nevojat fiskale.

Ministria e Financave pohon se kostot e borxhit, në terma relativë ndaj PBB dhe ndaj të ardhurave në buxhet. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto parashikohet të bjerë gradualisht nga kulmi i rreth 77.8% në vitin 2020 në rreth 75.6% në vitin 2023.
Financimi i brendshëm, në terma bruto, do të plotësojë rreth 80% të nevojave për huamarrje. Nëpërmjet këtij financimi do të mundësohet rifinancimi i titujve ekzistues që maturohen dhe mbulimi i pjesshëm i deficitit buxhetor. I gjithë financimi i brendshëm planifikohet të realizohet nëpërmjet burimeve private, ku si instrumente huaje do të përdoren titujt shtetërorë.
Sipas pritshmërive të Fondit Monetar Ndërkombëtar të lëshuara ditët e fundit, borxhi i përgjithshëm i qeverisë parashikohet të rritet në pothuajse 80% të PBB-së, në fund të vitit 2021, ndër më të lartit në rajon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje