Veprimtaria ekonomiko-tregtare e Portit të Durrësit në 9 mujorin janar-shtator 2021, ka regjistruar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve paraardhëse, janar-shtator 2019/2020.
Volumi i mallrave të përpunuar në 9 muaj është rritur me 18.67% nga 2020-a dhe 7.5% nga 2019-a, në shifra reale, 3.4 milionë tonë mallra të përpunuara gjatë periudhës janar-shtator.
Gjatë të njëjtit 9-mujor të ardhurat janë rritur me 24.7% ose 422.3 mln lekë më shumë se në 2020 dhe 47.7% më shumë se në 2019.
Sipas të dhënave paraprake, performanca financiare 9 mujore 2021 në Portin e Durrësit, konfirmon indikatorët e rritjes ekonomike në vend. Referuar raportit zyrtar të Autoritetit Portual Durrës, aktiviteti përpunues në terminalet portuale është rritur jo vetëm krahasuar me vitin 2020, kur ishin prezente masat kufizuese anti-Covid, por edhe me të njëjtën periudhë të vitit 2019-të.
Nisur nga ky fakt, Divizioni i Financës së Portit bën më dije se fitimi operativ është rritur përgjatë këtyre 9 muajve me rreth 667 mln lekë, 16.6 % më shumë krahasuar me vitin paraardhës.
Ndërkohë, rritja e fitimit neto ka arritur vlerën 61.1 mln lekë ose 18.7% më shumë se në 2020 dhe 20.9% më shumë se në 2019.
Mirëmenaxhimi i të ardhurave, mirëadministrimi i shërbimeve, likuiditeteve, janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar në këtë performancë financiare. Më konkretisht Divizioni i Financës pranë APD-së sqaron se,
· Mirëadministrimi i shërbimeve në Terminalin e Konteinerëve, ka qënë një ndër faktorët kryesorë të cilët kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave.
· Mirëmenaxhimi i likuiditeteve ndërthurur dhe me menaxhimin rigoroz të debitorëve ka siguruar një rritje të arkëtimeve nga debitorët me 150 % në raport me vitin 2020.
· Faturimet për furnizimin me energji dhe ujë të subjekteve të cilët operojnë në territorin e APD-së, si dhe ulja e shpenzimeve për këto dy zëra kanë sjellë si pasojë një rënie të nivelit të humbjeve me vlerë -31.7% në shkallë krahasimore me vitin paraardhës.
· Një faktor tjetër në rritjen e përgjithshme të të ardhurave ka qënë edhe mirëmenaxhimi i të ardhurave me shpenzimet në lekë dhe valutë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje