Kosova

Thaçi mbetet në paraburgim, Apeli refuzon kërkesën e ish-presidentit

Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi sot poshtë apelin e parashtruar nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më 16 gusht 2021 kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake mbi rishikimin e mbajtjes së tij në paraburgim, të datës 23 korrik 2021.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Hashim Thaçi u akuzua më 5 nëntor të vitit të kaluar për krime lufte. Akuza të njëjta i shoqërojnë edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë