Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka folur për rritjen e çmimeve në vend.
Kurti është shfajësuar se Kosova varet nga importi dhe s’kishte si të mos ndikohej nga rritja e çmimeve.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë qetësinë, teksa thotë se janë duke punuar në pakon e masave për ndihmë.
“Fushata, që në qendër ka fajësimin e Qeverisë, për efekt mund të ketë vetëm shtrimin e terrenit për manipuluesit për të ngritur çmimet dhe në anën tjetër të nxisë frikë, nervozë e panik te qytetarët si konsumatorë. Ju kërkoj ta ruani qetësinë, teksa po punojmë që nga sot e ditëve në vijim të kemi pako masash që të kaloni më lehtë vështirësitë financiare”, është shprehur ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




