Kombetarja

Edhe Klaus Gjasula me Covid-19, trajneri Reja në emergjencë para Polonisë

Klaus Gjasula nuk do të luajë në ndeshjen e sotme me Poloninë, pasi është infektuar edhe ai nga Covid-19. Një tjetër goditje e fortë kjo për trajnerin Edi Reja dhe kuqezinjtë para një ndeshjeje kaq të rëndësishme për kualifikimin e mundshëm në Botërorin e Katarit.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Mungesa e mesfushorit prish shumë punë për stafin teknik të Kombëtares, pasi bëhet fjalë për një nga titullarët më të rëndësishëm dhe më në formë.

Më parë kanë dalë pozitivë në testet e Covid-19 mbrojtësi Erjon Hoxhallari, fizioterapisti Arzen Voci dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi. Mungesa e Gjasulës prish shumë ekuilibra, sepse trajneri Reja në pozicion e tij ka zgjedhje shumë të kufizuara, duke qenë se mungojnë edhe Abrashi e Laçi. Alternativa për mesfushën janë Çokaj dhe Ramadani, por ka gjasa që trajneri italian të bëjë ndonjë modifikim.

Bëhen 4 kështu mungesat për ndeshjen me Poloninë, ku trajneri Reja nuk ka gati Cikalleshin, Gjimshitin, Cekicin dhe Gjasulën, shumë për një Kombetare si e jona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë