Treg

Kontrollet e AKU, inspektorët e perimeve që kontrollojnë mishin

Inspektorë të specializuar në kontrollin e cilësisë së domateve që kanë kontrolluar cilësinë e mishit të qingjit dhe inspektorë të specializuar në kontrollin e cilësisë së mishit që kanë kontrolluar cilësinë e domateve.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka identifikuar se në të paktën 22 raste, personat që kanë ushtruar kontrolle te subjektet private nuk kanë qenë të përshtatshëm për këtë kontroll.

Inspektorët e fushës së fruta-perimeve janë autorizuar që të kontrollojnë cilësinë e mishit dhe e kundërta me urdhër të kryeinspektorëve. KLSh vëren se urdhra të tillë, jo vetëm që nuk sigurojnë që kontrolli të jetë i saktë, por bien ndesh edhe me përcaktimet ligjore dhe rregullat e tjera që rregullojnë veprimtarinë e AKU-t, pasi autorizime të tilla jepen vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU dhe jo nga kryeinspektorët.

Auditimi ka nxjerrë në pah edhe mungesën e koordinimit mes specialistëve të laboratorëve dhe inspektorëve të AKU-t, si dhe lënien në dorë të inspektorëve që të përcaktojnë se çfarë duhet të analizohet dhe çfarë, një tagër i specialistëve të laboratorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë