Kombetarja

Kapiteni Berisha optimist: Mund të bëjmë diçka që s’është bërë më parë

Në krah të trajnerit Edi Reja, si zakonisht një ditë para ndeshjes, ishte kapiteni Etrit Berisha, i cili mes të tjerash tha se situata para ndeshjes me Poloninë është e ngjashme me atë ndaj Serbisë disa vite më parë.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën, gjithçka varet nga ndeshja e nesërme. Atmosfera është e mire dhe jemi të fokusuar te kjo ndeshje. Edhe po të fitojmë nesër, kemi edhe dy ndeshje, më parë ka qenë më e lehtë për t’u kualifikuar. Mund të bëjmë një gjë të madhe, që nuk është arritur më herët. Çdo ndeshje që fitohet na sjell vështirësi të reja. Kemi bërë shumë gjëra të mira, por nuk është se jemi të kënaqur.

Ndeshja me Poloninë ka një domethënie të madhe për të gjithë çunat dhe shpresoj ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet vetëm të japim gjithçka nga vetja. Përballemi me një ekip shumë të fortë dhe të tre rezultatet janë të mundshme. Duhet të fokusohemi te detyrat që na jep trajneri. Në ndeshjen e parë në Poloni mmund të bënim më mire. Duhet ta gabojmë sa më pak. Kemi kualitet për të fituar, kemi edhe tifozët në krah. Presioni do të jetë te Polonia.

Gjimshiti është mungesë e madhe, por edhe Veseli është paraqitur mirë. Duhet të jemi kompaktë, ta ndalim si skuadër Levandovskin, një nga sulmuesit më të mire. Kjo ndeshje i përngjan asaj me Norvegjinë, apo me Serbinë. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe duhet ta marrim me qetësi. Luajmë ndaj një ekipi të fortë dhe nuk është fundi i botës po humbëm. Të bëjmë lojën tonë dhe të shohim. Kemi punuar me goditjet standard, me të cilat Polonia fitoi ndeshjen e parë. Është çështje përqendrimi”, – është shprehur Berisha, portieri dhe kapiteni i kuqezinjve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë