Formacioni zyrtar i Kombëtares shqiptare në ndeshjen që nis pas pak në “Pushkash Arena” të Budapestit është ai që trajneri Reja kishte paralajmëruar, me Myrto Uzunin në sulm në krah të Sokol Cikalleshit.
Skema e Rejës është e zakonshmja 3-5-2, me Ismajlin, Kumbullën dhe Gjimshitin përpara Berishës. Hysaj në të djathtë dhe Trashi në të majtë të mesfushës, kurse në qendër të saj treshja e përbërë nga Gjasula, Bare dhe Çekiçi, i cili ka marrë besimin e trajnerit italian për ta nisur nga minuta e parë transfertën hungareze. Uzuni dhe Cikalleshi në sulm.
Në stol alternativat janë të shumta për kuqezinjtë, me lojtarë si Balliu, Bajrami, Broja e të tjerë. Ndeshjen me Hungarinë e gjykon spanjolli Karlos del Çerro Grande.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




