Trajneri Edi Reja dhe stafi i tij kanë zhvilluar sot seancën e tretë stërvitore në Durrës, ku kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë. Ishte një një seancë me intensitet të plotë, me një ngarkesë më të lartë se dy ditët e para.
Ka munguar në stërvitjen e sotme sulmuesi Bekim Balaj. Futbollisti shkodran ka pasur një shqetësim muskulor në kofshë dhe i është dashur të kryejë vizitat mjekësore, pas të cilave do të shihet, nëse do të jetë i gatshëm apo jo për ndeshjen e së shtunës me Hungarinë.
Mbrojtësi Ardian Ismajli është stërvitur rregullisht me grupin dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për dy ndeshjet e radhës. Mungesë e sigurt është ajo e mbrojtësit Erjon Hoxhallari, i cili la grumbullimin pasi doli pozitiv në testet e Covid-19. Kuqezinjtë do të nisen të premten drejt Hungarisë, ku më 9 tetor do të ndeshen me skuadrën vendëse, të cilën e mundën 1-0 në “Elbasan Arena” në shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




