Kombëtarja ka humbur mbrojtësin Erjon Hoxhallari për dy ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Lojtari i Tiranës ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19 dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja.
Pozitiv në këto teste ka dalë edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci. Hoxhallari dhe Voci janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ata kanë lënë menjëherë hotelin ku është grumbulluar Kombëtarja dhe janë karantinuar. Në Kombëtare ka edhe pak frikë, sepse ndoshta ndonjë tjetër lojtar apo pjesëtar mund të jetë infektuar nga Covid-i, edhe pse të gjithë të tjerët kanë dalë negativë.

Mbetet për t’u parë ndërkohë, nëse trajneri Edi Reja do të thërrasë ndonjë lojtar tjetër për të zëvendësuar Hoxhallarin apo jo. Edhe te Shpresat ka rezultuar pozitiv në testet anti-Covid mbrojtësi Marsel Ismailgeci, i cili gjithashtu është pjesë e Tiranës dhe kjo e fundit mund të jetë duke u kthyer në një vatër infeksioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




