Tri ditë pas Hungarisë në Budapest, Shqipëria përballet me Poloninë në “Air Albania”. Për këtë ndeshje ka folur sot edhe kapiteni i polakëve dhe sulmuesi i njohur i Bajern Mynihut, Robert Levandovski.
Ai ka pranuar se fitorja 4-1 në ndeshjen e parë është një avantazh, por gjithashtu ka vlerësuar lojën e kuqezinjve. Apeli i Levandovskit është për të mos e lejuar Shqipërinë të luajë si në Varshavë:

“Duhet të përmirësohemi për ndeshjen e kthimit me Shqipërinë. Në ndeshjen e parë rivalët tanë luajtën mirë, lëvizën mirë, por edhe ne i lejuam ata shumë. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë do të jetë vendimtare për grupin tonë, sidoqoftë, ne do të përqëndrohemi në përmirësimin e asaj që bëmë keq në ndeshjen e parë.
Kemi avantazhin e golave pas fitores 4-1 në Varshavë dhe më së shumti gjithçka varet nga ne. Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë jashtë, kanë përvojë në arenën ndërkombëtare, kështu që ne i respektojmë ata, por le të fokusohemi te skuadra jonë. Nuk duhet t’i lejojmë ata të luajnë nga krahët dhe të fitojnë terren”, – ka thënë mes të tjerash Levanvodski sa i takon ndeshjes së 12 tetorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




