Drejtësia

Kim: Drejtësi e fortë, siguri dhe mbrojtje e fortë

Përmbyllja e reformës në drejtësi, ngritja e një sistemi me kapacitete 100 për qind dhe efektiv do të vijojë të mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kusht për të garantuar demokracinë, sigurinë dhe mbrojtjen dhe të biznesit.

“Puna jonë në Ambasadën Amerikane përqëndrohet te tre prioritete: demokracia, mbrojtja e biznesi. Institucionet e sigurta janë të nevojshme për sundimin e ligjit”, deklaroi Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Ambasadorja foli gjatë një aktiviteti të organizuar për nxitjen dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në politikat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deklarata e Kim mbërrin në një kohë kur PS e PD po diskutojnë në Kuvend ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të funksionimit për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, afate që përmbyllen në qershor të vitit të ardhshëm.

Mes dy partive ka parimisht një dakordësi për këto ndryshime, por ndryshimet ende nuk janë përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë